Debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi në Prime-n e së martës, kur Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe çoi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Rogerti që është në nominim të përhershëm.
Ditën e sotme, duket se Greta ka ndjekur Juelën hap pas hapi, duke dashur që t’a nxjerrë jashtë kontrollit në mënyrë që të anulohet televotimi.
Madje që mbrëmë, ajo i la një shënim te dollapi i saj i rrobave te dhoma e grimit. “Juela. K..a”, shkruhej në të, të cilën Greta thotë që e ka për karamele.
Ndërsa sot, pasi e pështyu, ajo i zuri derën te lavanderia që të mos e linte të kalonte. Juela nuk bëri asnjë gjest, thjesht i tha se mund të rrinë sa të duan aty.
Në ato momente Gretën e thërrasin për te Dhoma e Rrëfimit, e teksa po shkonte i përmend “fillon me k dhe mbaron me a”. Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën banorja, por duket se është një provokim për Juelën që të dalë nga vetja.
Pjesë nga debati:
Juela: Publiku e ka parë kush je ti, me pështyma, me dhunë
Greta: Nuk më intereson publiku se nuk jetoj për publikun. Unë jetoj për veten time, për familjen time dhe njerëzit e mi të dashur
Juela: Atëherë dil jashta, ec. Ua ke nxirë fytyrën me pështymën
Greta: Ti nuk ke fytyrë
Juela: Prandaj pështyve. Ça, do më ndalosh të kaloj?
Greta: Shko andej
Juela: Nuk më ndalon të kaloj
Greta: Edhe ti më ke bërë shumë gjëra
Juela: Rrimë këtu sa të duash
Greta: Shumë bukur, kaq
Juela: Hajde moj, ik moj pise. Shko te Dhoma e Rrëfimit, e shkreta, e mjera ti
Greta: Fillon me k dhe mbaron me a
Juela: Ti je e mjerume, thuaje foton, fillon me k dhe mbaron me a thotë, jashtë kontrolli.