Tension në shtëpinë e Big Brother VIP Albania – Prekje e papritur ndaj Gretës, reagim i menjëhershëm nga JoelaNjë moment i sikletshëm ka ndezur debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi gjatë një situate spontane, banori Rogerti është parë duke prekur nga pas Geeten, gjë që ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Në video, momenti duket i papritur, ndërsa banorët përreth reagojnë me habi. Situata nuk kaloi pa u komentuar, pasi Joela ka reaguar menjëherë duke e lagur me ujë, një veprim që u interpretua si kundërpërgjigje ndaj gjestit të bërë.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime: disa e konsiderojnë situatën si shaka të tepruar, ndërsa të tjerë e cilësojnë si kalim limiti.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa apo do të ketë një sqarim nga vetë banorët në spektaklin e radhës.