Një fotografi e realizuar në qershor të vitit 1998, ku diplomati i ndjerë amerikan Richard Holbrooke shihet i ulur pranë një luftëtari shqiptar të Kosovës, shënon një pikë kthese në luftën e Kosovës.
Ambasadori Christopher Hill ka komentuar fotografinë e Hajdin Abazit me diplomatin Holbrooke në Junik, ku pjesëmarrës ishte edhe ai vetë.
Fotografia, e publikuar në mediat më prestigjioze botërore, e kishte tronditur “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Hill ka treguar se diplomati Holbrooke e kishte urdhëruar të shkonte në Beograd për të biseduar me Millosheviq pas publikimit të kësaj fotografie.
“E dëgjova Millosheviq teksa bërtiste për atë që kishte ndodhur. Bërtiste për atë që ne po bënim, duke na thënë se ne po e ulnim Rugovën. U përpoqa t’ia bëja të qartë se nuk kishim të bënim asgjë me Che Guevarën (kështu e kishte quajtur Holbrooke Hajdin Abazin) dhe se ai kishte agjendën e vet, e cila nuk ishte agjenda jonë”, tha ndër të tjera ambasadori Hill në emisionin Opinion