Një Yll ! Kështu dukej Brikena para 8 viteve (Foto)

Brikena Selmani është aktualisht një nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Albania, por duket se sharmi i saj daton shumë më herët se fama televizive.

Në rrjet po qarkullon një foto nga arkiva e vitit 2017, ku modelja shfaqet në moshën 17-vjeçare. Në këtë imazh para pasqyrës, bie në sy fakti se Brikena ka gëzuar të njëjtën bukuri natyrale dhe fizik të rregullt që shohim sot. Edhe pa dritat e studios apo grimin profesional, trupi dhe tiparet e saj ishin po aq të spikatura qysh atëbotë.

Kjo foto vërteton se titulli Miss Grand Kosovo, që ajo mban sot, ka baza të forta gjenetike që në adoleshencë.