Benita shpërthen pas daljes, demaskon Olsën dhe produksionin (FOTO)

Reagon Benita pas daljes, “qet bllof” Olsën dhe produksionin? Publikon mesazhe të forta në Instagram (FOTO)

Pas daljes nga shtëpia, Benita ka reaguar publikisht përmes disa postimeve në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se nuk është aspak dakord me mënyrën se si janë menaxhuar disa gjëra gjatë spektaklit.

 

Në postimin e saj, ajo falënderon publikisht llogarinë zyrtare të formatit, por në të njëjtën kohë kërkon që të “mbahen premtimet”, duke përmendur edhe votat dhe faktet.

“Falemnderit @bigbrothervipkosova, mbani premtimet. Po votat dhe faktet i kemi! Definitivisht është Marrii!”

Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj produksionit dhe Olsës, pasi Benita duket se po vë në dyshim mënyrën e trajtimit të premtimeve dhe vlerësimit të situatave.

Në një tjetër postim, ajo shkruan:

 

“Bravo e djegët Beniten për premtimin e dhënë 🙌🙌🙌

Ndërsa në një story tjetër shton:

“Çdo votë i kemi faktike!”

Këto deklarata kanë nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat po komentojnë se Benita po kërkon transparencë dhe respektim të asaj që, sipas saj, është premtuar më herët.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim nga produksioni lidhur me këto deklarata, apo nëse Benita do të publikojë të tjera detaje në vazhdim.