“Mos ma hidh!” – Por Mateo nuk ndalet, çfarë ndodhi në dush?

Një tjetër moment tensioni është regjistruar mes banorëve të Big Brother VIP Albania.

Gjatë kohës që Rogerti po lahej në dush, Mateo i ka hedhur ujë të ftohtë, pavarësisht kundërshtimeve të përsëritura nga ana e tij.

Sipas pamjeve, Rogerti i ka kërkuar disa herë që të mos vazhdonte, por Mateo ka hedhur ujin mbi të, duke e lagur dhe duke përdorur fjalë ofenduese gjatë debatit.

Situata ka agravuar për disa minuta, ndërsa më pas dy banorët janë ndarë. Momenti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në mendime për sjelljen e tyre.

https://www.instagram.com/reel/DU9nu9qFeyY/?igsh=OWNyZDdkajI0aDg1

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa pas këtij episodi që ka ndezur debat mes fansave të spektaklit