Një moment tensioni është regjistruar mes Mateos dhe Rogertit gjatë qëndrimit në shtëpi. Sipas pamjeve, Mateo ka goditur një valixhe me shkop, por situata ka marrë tjetër drejtim kur valixhja ka bërë rikoshet dhe ka goditur këmbën e Rogertit.
Goditja ka qenë e fortë saqë Rogerti është shtrirë menjëherë në tokë nga dhimbja, duke shkaktuar reagime të forta nga të pranishmit.
Nuk është e qartë nëse veprimi ishte i qëllimshëm apo një incident i rastësishëm, por momenti ka ngritur tension dhe diskutime.