Rexhep Selimi: “Të isha bashkëluftëtar i Adem Jasharit, ishte nderi më i madh që unë mund të kisha.”

Dinjiteti para drejtesise. Fjalet qe peshojne sa historia
Ne sallen e Gjykates Speciale ne Hage, ne nje proces qe ka zgjatur me vite dhe ka terhequr vemendjen e opinionit publik shqiptar dhe nderkombetar, kreret e UÇK-se kane dhene deklaratat e tyre perfundimtare. Fjale te matura, tone te qeta, por me peshe politike dhe historike.
Rexhep Selimi, ne fjalen e tij, kujtoi bashkeluftetaret dhe sakrificat e luftes. “Te isha bashkeluftetar i Adem Jasharit ishte nderi me i madh qe une mund te kisha”. Ai reagoi edhe ndaj kerkeses se Prokurorise per denime te renda, duke theksuar se, pavaresisht vendimit, kthimi i tij ne Kosove do te jete kthim ne nje vend te lire.