Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Greta ka habitur publikun me një reagim të ashpër dhe fjalor të rëndë, pas përplasjes së fundit me Rogertin.
Në një video të publikuar së fundmi nga transmetimi live, Greta shfaqet dukshëm e nevrikosur dhe e tensionuar. Selina e vëren gjendjen e saj dhe e pyet drejtpërdrejt: “Çfarë ke?”. Përgjigjja e Gretës vjen pa asnjë filtër, duke përdorur shprehjen fyese: “pall ka”**, gjë që e lë Selinën të habitur.
E surprizuar nga reagimi, Selina e pyet sërish se çfarë ka ndodhur, ndërsa Greta vijon të shfaqë nervozizëm të lartë. Sipas asaj që kuptohet nga situata, shpërthimi i saj lidhet drejtpërdrejt me zënkën e fortë që ajo kishte pasur më herët me Rogertin.
Momenti nuk ka kaluar pa vëmendjen e produksionit. Gjatë nervozizmit të Gretës dhe përdorimit të gjuhës së papërshtatshme, nga prapaskena dëgjohet edhe ndërhyrja e stafit, i cili i tërheq vëmendjen: “Kujdes mikrofonin, Greta”, duke sinjalizuar se fjalët e saj po transmetoheshin drejtpërdrejt.
Videoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit, ku disa e justifikojnë reagimin si pasojë e presionit të lojës, ndërsa të tjerë kërkojnë masa për përdorimin e fjalorit të rëndë brenda shtëpisë.