Pas disa ditëve të mbushur me emocione dhe dinamika, publiku ka folur duke zgjedhur Mateon si banorin e preferuar të javës.
Ky rezultat nuk e ka befasuar aspak Brikenën, e cila ka zbuluar në një bisedë intime me Mateon se e kishte parashikuar këtë fitore.
Gjatë natës, ndërsa po bisedonin në shtrat, Mateo i ka shprehur habinë e tij për rezultatin, duke i thënë se u gëzua shumë. Por Brikena i është përgjigjur me qetësi dhe siguri: “E dija që do dilje i preferuar”.
Kur Mateo e ka pyetur se si mund të ishte kaq e sigurt, Brikena ka argumentuar se kjo bindje vjen nga mënyra se si ai i menaxhon debatet brenda shtëpisë.
“Kur debaton me dikë, mendimet që ke, për mendimin tim janë shumë të sakta” – i shpjegoi ajo, duke vlerësuar forcën e tij të argumentit.
Ajo pranoi gjithashtu se ishte në dilemë mes tij dhe Gimbos, duke qenë se Gimbo është shumë i sinqertë, por argumentet e forta të Mateos e bënë të besonte se ai do të ishte zgjedhja e publikut.