VIDEO/ “Ditën e festivalit kisha 200 lekë në xhep”, Selin tregon periudhën e vështirë në jetën e saj

Banorja e BBV5, Selin foli edhe për një periudhë shumë të vështirë financiare, pikërisht në prag të një festivali të rëndësishëm për të.

Ajo zbuloi se vetëm katër ditë para natës së festivalit, familja e saj përjetoi një humbje të madhe, çka e detyroi të merrte një vendim të vështirë.

“Katër ditë para na ndodhi një humbje e madhe. M’u desh ta shes makinën time,” tregoi ajo, duke vijuar me tej: “Ditën e festivalit kam pasur 200 lekë në xhep”.