Benita zbulon kush ia pagoi dhëmbët 18 mijë euro

Sonte Benita tregoi se buzëqeshja e saj e re kushtoi 18 mijë euro, por shtoi se nuk ka paguar asgjë nga xhepi i saj.

Ajo sqaroi se trajtimi është bërë në bashkëpunim me ordinancën specialistike, duke treguar se shpenzimi u mbulua si pjesë e një bashkëpunimi profesional dhe jo nga ndonjë person tjetër.

Benita shtoi se është shumë e lumtur dhe me vetëbesim pas këtij ndryshimi, duke treguar se transformimi ka pasur ndikim të madh edhe në anën e saj psikologjike dhe emocionale, shkruan Kosovarja.