Ridvan Aliu, themelues i dronit K1 në Gjilan dhe drejtues i Future Minds Academy, ka reaguar publikisht pas akuzave se ka mashtruar opinionin lidhur me provat e fundit të një droni luftarak.
Ai i ka cilësuar pretendimet si propagandë mediatike me prapavijë politike, duke theksuar se nuk është i përfshirë në politikë dhe se puna e tij fokusohet në inovacion, edukim dhe zhvillimin e teknologjisë nga të rinjtë në Kosovë.
Statusi i plotë:
Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan.
Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë.
Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë.
KY ËSHTË VETËM FILLIMI!
Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës.
SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË. ✈️🔥
#InnovationContinues #skifteri #FMA #FutureMindsAcademy