Kjo është fotografia e Adem Jasharit cila u publikua për herë të parë nëpër rrjetet sociale dhe më pastaj nëpër media, ku shihet komandanti në mesin e rapsodëve duke dëgjuar muzikë folklorike.
Indeksonline ka bërë një intervistë me njërin nga protagonistët e kësaj fotografie , Bashkim Jasharin, i cili tash jeton dhe punon në Suedi.
Bashkimi (i cili tani është mësimdhënës i muzikës në Suedi) na jep detaje rreth kësaj fotografie si dhe shpalosi kujtime dhe momente interesante të vetë komandantit legjendar Adem Jashari.
“Kjo foto është bërë në lagjen tonë Jasharaj, te familja e madhe e Dan Lubovecit, pikërisht në martesën e nipit të djalit të Alisë, Alia ka luftu bashkë me Adem Jasharin dhe ka ra heroikisht në Prekaz edhe ai.
Ademi gjithmonë ka pas dëshirë me dëgju muzikë rapsodike, dhe e ka pas zakon me u ulë afër muzikantëve” thotë për indeksonline kushëriri i Ademit.
Bashkimi tregon edhe detaje tjera interesante me Adem Jasharin nëpër odat e Drenicës. “ M’kujtohet diku në vitet 80-ta kur e kemi marrë një nuse në fshatin Rrezallë, Ademi ishte ulë afër muzikës dhe na ja nisem me këndu këngën e Zhuj Selmanit, Ademi e nxur r evolen nga brezi dhe filloj me gjujtë ndërsa r evolja ju blloku e unë e këqyra dhe nisa me buzëqesh, ndërsa papritmas ai e nxerrë r evolen tjetër nga brezi dhe fillon me shti në ajër e m’thotë mua se mos me m’punu njana e kam tjetrën me veti, kështu që Ademi gjithmonë ka pasë a rmë me veti edhe në vitet 80-ta”
Bashkim Jashari na tregon edhe emrat e personave të tjerë që ndodhen në këtë foto dhe hedhë poshtë mundësinë që në këtë foto është edhe presidenti Hashim Thaçi ashtu siç u raportua në media.
“Jo jo ai nuk është Hashim Thaçi, ai me të gjelbërt që kan mendu që është Hashimi, ai është mixha jem Skender Jashari i cili tash është në Gjermani. Unë jam ai me shpinë të kthyer duke i ra sharkisë, ndërsa ky me violinë është babai im Rexhepi edhe ky tjetri me shpinë është vllau im Ilir Jashari.
Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu e cila kishte publikuar këtë fotografi duke thënë se në këtë foto është presidenti Hashim Thaçi duke ja thënë këngës bashkë me Adem Jasharin, e ka hequr shkrimin nga Facebooku i saj.