Kryeministri Edi Rama ka sqaruar arsyen pse sot nuk ishte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit në Bordin e Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti Donald Trump.
Në përgjigje të interesit të deputetëve të opozitës, Rama deklaroi se duhet të bënte një zgjedhje mes ftesës së Trump apo pritjes së vajzës së tij Ivanka Trump në Shqipëri.
Kreu i qeverisë deklaroi se me lejen e Donald Trump zgjidhi që të priste vajzën e tij.
Rama: Që mos shqetësoheni pse nuk jam atje, Unë duhet të bëja një zgjedhje midis ti përgjigjesha ftesës së babait, apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjidha vajzën. Natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait. Duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh amerikan me rrugën e shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por ne nuk shohim arsye për të parë divergjenca të tilla.