TRAGJIKE në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe VDES

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person, rreth moshës 60-65 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje janë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

Pritet që në ditët në vijim të dalë një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi ngjarjen, që ende mbetet e paqartë.