Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se opozita nuk po dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, por dëshirojnë të luftojnë kush do të jetë partner i Kurtit në qeverinë e ardhshme.
Haxhiu shton se një parti si AAK është e gatshme gjithmonë që të bashkohet në koalicion me të gjitha partitë, pasi i kapërcen shumë lehtë pengesat që i ka. “Është aty tek dera”, thotë ai për AAK-në. Ai po ashtu thotë se me liberalizimin e vizave, qytetarët do i harrojnë “mitet që janë ngritur mbi tradhtinë” teksa shton se VV do ta zgjedh vet partnerin e ardhshëm në zgjedhjet tjera.
“Një parti kujdestare, e cila vazhdimisht amniston gjithçka dhe hy në koalicion, e ka emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Është aty te dera. Për arsye se pragmatizmin e ka relativizu.
“E dyta, me të gjitha marrëveshjet që do të ndodhin, dhe gjitha nënshkrimet që do të ndodhin, ekziston një pikë që quhet liria e njerëzve të burgosur brenda një hapësire prej 11 km katrorë, e që është Republika e Kosovës. Ata janë qytetarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave. Në momentin kur do të ndodhë, të gjitha mitet që janë ngritur mbi tradhtinë, do të zhduken. Po flas me gjuhën e VV-së. Ata do të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm. Unë nuk kam asgjë kundër. Por i kam humbur 10 vjet prej këtij njeriu e partie“, përfundoi ai. /Gazeta Express