E vërteta që fshihet pas fotos virale të Gjestit

Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale u shpërnda me shpejtësi një fotografi ku shihej Gjesti pranë një vajze, imazh që u interpretua nga fansat si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë.

Shumë ndjekës aluduan se bëhej fjalë për xhirimet e një videoklipi të ri, i cili do të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë që pasoi humbjen e vëllait të tij.

 

Megjithatë, pas verifikimeve mbi vërtetësinë e këtij imazhi, rezulton se realiteti është ndryshe.

Fotografia që u bë virale nuk është reale, por është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI), duke shkaktuar konfuzion te publiku dhe duke nxitur spekulime për nisjen e një projekti të ri muzikor.

Burime të afërta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se, ndonëse imazhi në fjalë është i rremë, Gjesti nuk është larguar nga muzika.

Përkundrazi, ai po punon intensivisht në studio për të finalizuar këngët e reja, duke shndërruar emocionet dhe përjetimet personale në krijimtari artistike.

Megjithatë, deri më tani nuk ka nisur asnjë xhirim videoklipi, ashtu siç është pretenduar në postimet virale.

Edhe pse fotografia që qarkulloi rezultoi të ishte produkt i teknologjisë, puna e vazhdueshme e artistit në studio lë të kuptohet se shumë shpejt pritet të ketë diçka zyrtare dhe reale nga vetë Gjesti. /ORAinfo/