Moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i ka bërë thirrje zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që të pranojë ftesën për debat publik, pas publikimit të videos së plotë pa prerje.
Panduri ka theksuar se videoja e kërkuar nga Gërvalla tashmë është publikuar në tërësi dhe pa ndërhyrje, duke shtuar se tani radha është që ajo të paraqitet në emision për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe analistëve, qoftë në një debat të hapur apo në një intervistë një me një.
Ai ka nënvizuar se transparenca nuk duhet vetëm të kërkohet, por edhe të ofrohet, duke ritheksuar ftesën publike për pjesëmarrje në “Debat Plus”.