Asdren Shala, ka folur në lidhje me mosarritjen e koalicionit në mes PDK-së dhe Nismës së Fatmir Limajt.
Shala ka folur me informacione nga burimet e tij në PDK.
Në “Jehona Politike”, Shala ka theksuar se të gjithë në Kryesinë e PDK-së ishin pro koalicionit me Limajn, përjashtimisht Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së.
“Sot në Kryesinë e PDK-së, të gjithë kane qenë pro Fatmir Limajt, me përjashtim të bartësit të listës dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza” – tha Shala.