Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila po qëndron për një javë në shtëpinë e Grande Fratello në Itali, ka shkaktuar rrëmujë dhe emocion të madh sapo hyri.
Djemtë italianë po garojnë për vëmendjen e saj dhe nuk po e fshehin aspak pëlqimin.
Mbrëmjen e kaluar, Dolce u bë protagoniste e një momenti super provokues, teksa Domenico improvizoi një kërcim në stil striptease, vetëm për të.
Gjatë performancës, ai jo vetëm që kërceu para saj, por hoqi edhe bluzën dhe ia hodhi Dolces, duke krijuar një atmosferë të nxehtë mes banorëve, të cilët shpërthyen në reagime dhe të qeshura.
Ky zbulim vjen pak ditë pasi Dolce mohoi çdo lloj afrimiteti romantik me Edin në BBVK, duke thënë në Itali se “është shumë herët për lidhje”. Ndërkohë, në Kosovë, Edi ka pranuar publikisht se e pret me mall dhe ka shprehur hapur pëlqimin e tij për të.
Këto veprime të Dolces po sjellin shumë dyshime dhe debate në rrjet:
A po luan Dolce lojë?
A do e harrojë Edin për Domenicon?
Apo është thjesht një strategji për vëmendje?
Të gjitha sytë janë tani drejt Italisë, për të parë si do zhvillohet ky trekëndësh i papritur.