“Fetah Rudi…”: Panduri me informacione, tregon kush ishte kundër koalicionit mes LDK-së dhe Nismës

Ermal Panduri, autor i emisionit Debat Plus, ka folur në lidhje me debatet rreth një koalicioni në mes LDK-së dhe Nismës.

Në emission, ku ishte i ftuar edhe Fatmir Limaj, Panduri ka përmendur tre emra si kundërshtar të koalicionit në mes Nismës dhe LDK-së.

“Është përmendur emri i Fetah Rudit, emri i Blerim Kuçit, emri i Besian Mustafës si njerëz të cilët kanë qenë kundër” – tha Panduri.