Drejtori i KDI, Ismet Kryeziu e ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen të cilës iu refuzua kërkesa për votim të mërgatës në restaurante, shkruan Periskopi.
Kryeziu i quajti “populizëm” veprimet e Vetëvendosjes, duke theksuar se kështu duke shkelur ligjun po tenton të kapë ndonjë votë shumë.
“Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon”, tha mes tjerash ai
Postimi i plotë:
Nuk mund të trajtohet mërgata sikur të jetë popull tjetër, e as pronë e një partie politike.
Populizmi në emër të “respektimit për mërgatën” nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë.
Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon.