Kurti merr vendim në 10 vjetorin e Deharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të organizuara me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

 

Në këtë aktivitet humanitar, të organizuar në nderim të Deharit, të pranishëm ishin edhe familjarë të tij.Dhurimi vullnetar i gjakut është organizuar si shenjë solidariteti dhe përkujtimi për Deharin, i cili humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gjatë ditës janë organizuar edhe aktivitete të tjera përkujtimore, përfshirë homazhe pranë varrit të tij, ndërsa familjarët kanë përsëritur kërkesën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.