“Je analfabet në politikë”, “Ti e shet dinjitetin për 6 mijë euro”-Visar Ymeri e lëshon ‘LIVE’ studion pas përplasjes me Sadri Ramabajen

Analisti Visar Ymeri ka lëshuar studion në Debat Plus pas një debati që pati me Sadri Ramabajen, shkruan Periskopi.

Debati shpërtheu në momentin kur Ramabaja iu drejtua Ymerit se atij i ka mbetur merak që nuk është më në VV se do të ishte ministër tash.

Gjatë debatit të ashpër, Ramabaj ofendoi Ymerin duke i thënë “ti je analafabet politikë”.

Kjo bëri që Ymeri të lëshoj studion, duke thënë se nuk dëshiron që të vazhdoj të debatoj me këtë gjuhë.