Avni Klinaku: Albin Kurti në burgun e Nishit refuzonte me pi kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur

Avni Klinaku, shoku i burgut i kryeministrit në detyrë Albin Kurit, ka rrëfyer për kohën sa ishin bashkë brenda mureve të burgut të Nishit.

Klinaku ka thënë se Kurti refuzonte të pinte kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur.

“Të burgosurit që kanë qenë drejtpërdrejt të arrestuar për UÇK, s’ka qëndru me ta, ka pritu, unë e kam lutur personalisht, veç një kafe pije, në burg jemi të gjithë, unë kam pi kafe me njerëz që kanë qenë të arrestuar për vrasje, për hajni, për dhunim, e ti me shokë të UÇK-së, por jo, nuk e ka kosnideru më veten, ka dhënë dorëheqje, nuk është pajtu me marrëveshjen e Rambujesë, dhe ke qenë i dorëhequr”, tha Klinaku.

Video e plotë: