Gazetari Vehbi Kajtazi deklaroi se ka dëgjuar se partitë opozitare nuk hyjnë në koalicion me Albin Kurtin, sepse, amerikanët nuk e duan Kurtin.
“Pra në takime që kam pas me ndërkombëtarë, opozita, ata e thonë vet, jo publikisht, se kanë marrë paralajmërime se me këtë njeri nuk mund të bëni qeveri dhe kushdo që hyn me të do të trajtohet njëjtë sikurse ai.”
Ai gjithashtu pyet nëse ndërkombëtarët po përgatisin një plan tjetër për Kurtin.
“Nëse një gjë të tillë ndërkombëtarët ua thonë partive opozitare, ata normalisht se i shtyjnë drejt një qeverie tjetër pa Kurtin partner, po mos janë ata duke përgatitur një plan tjetër që ne nuk e dimë për Kurtin dhe cili do të jetë ky plan për Kurtin?”.
Kajtazi shtoi se në rast se Kurti mbetet pa pushtet, gjasat janë që ai dhe ministrat e tij të trajtohen nga organet e shtetit pa frikë.
“Në momentin që mbetet pa pushtet, pra duke mos qene në qeveri as kryeminister as partner koalicioni, gjasat e mdhaja janë që zotri Kurti të perfundoje i akuzuar për aferat e ndryshme korruptive bashk me ministrat e tij sepse duke mos qene në pushtet, natyrisht edhe për organet e shtetit veçanërisht për policinë, ata çlirohen nga Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti dhe kryejnë punën e tyre pa frikë”, tha Kajtazi.