Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka komentuar marrëveshjen në Vushtrri.
Ai ka theksuar se e përgëzon koalicionin mes LDK-së dhe VV-së, pavarësisht se LDK-ja u distancua nga kjo marrëveshje, duke e cilësuar si veprim individual të Xhafer Tahirit.
Postimi i Avdylit:
“Përshëndes lidhjen e koalicionit mes VV dhe LDK-së, në Vushtri.
Kur vendoset interesi qytetar mbi interesat klanore, marrëveshjet janë të mundshme.
Bashkëpunimi politik, për të ndryshuar jetën e qytetarëve e jo për interesa personale, grupore e parapolitike, duhet të jetë imperativi i të gjithëve.
Vushtria dha shembull të mirë në politikën kosovare, që duhet të përçillet gjithandej, nga të gjithë ata që duan ta shohin qytetin dhe vendin të ecë në binarë të sigurta, në punë e zhvillim.”