Merovci: Serbët në Rambuje i thanë Thaçit “juve duhet me ua q* nanën”, Thaçi u hallakat

Bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Rugova, z. Adnan Merovci, në dokumentarin e tij për Rambujenë kishte treguar se si lideri i delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi e kishte gjuajtur me rërë (zallë) delegacionin serb, pasi këta të fundit e kishin fyer.

Detaje më të thella për këtë konfIikt kishte dhënë në librin e tij “Kështjella e mos (marrëveshjes). Adnan Merovci në ditarin e tij, po atë ditë, kishte shkruar se;

Duke u kthyer në Kështjellë, nga shëtitja me Thaçin, u dëgjua një zë: “Zdravo Taci, vama treba je.bati mamu” (Përshëndetje Thaçi, juve duhet me ua q. nanën).

Thaçi u ndalë dhe pamë në terracë, sipër nesh, 2-3 serbë që na e “rrafshuan”. Duke mos dashur ta përfshij Thaçin në këtë konfIikt dhe duke e ditur se ai nuk i kuptoi se çka thanë, ua ktheva: “Vi ste veç je.bani” (Ju veç jeni të q.imë). Thaçi më pyeti se çka po thojnë, sepse ata vazhduan të flasin. Duke më parë mua që më humbi çehrja, mori një grusht rërë në tokë dhe i gjuajti në terracë lart.

Me të parë serbët se Thaçi u hallakat, ikën brenda, duke e ditur se ne nuk i njohëm dhe nuk do të arrijmë t’i identifikojmë. Qetësova Thaçi, dhe kur e binda se serbëve ua ktheva përgjigjen, u qetësua dhe hymë brenda. Thaçi ishte i tëri i sarakuqur nga ajo që i ndodhi jashtë me serbët.