Ç’ndodhi? Gerta Gixhari merr kritika të forta: “Denigrim…”

Një mirditor ka denoncuar ashpër mënyrën fyese dhe të papërshtatshme se si është paraqitur veshja tradicionale mirditore në një sfilatë mode të zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku morën pjesë figura publike — mes tyre Gerta Gixhari.

Denoncuesi shprehu indinjatën e tij për keqtrajtimin e kësaj veshjeje, e cila është shpallur zyrtarisht Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Mirditori theksoi se veshja kërkon të mbrohet dhe të përcillet brez pas brezi, e jo të keqpërdoret nga persona që nuk e kuptojnë domethënien e saj.

“Është për të ardhur shumë, po shumë keq se si e kanë denigruar veshjen e mrekullueshme të gruas mirditase,” shkroi ai. Veshja e Mirditës mbart një thesar simbolik, duke përfshirë elementë si gryka e qëndisur, tlinat, xhupi, si dhe simbole që lidhen me trashëgiminë iliro-arbërore.

Qëndismat e xhupit të saj, që përfshijnë shqiponjën e stilizuar dhe kryqin, janë dëshmi të periudhës së formimit të shtetit të Arbërit në shekullin XII-XIII.

Mirditorët apelojnë për respekt ndaj simboleve kombëtare dhe kërkojnë që veshjet tradicionale të trajtohen me dinjitet, duke mos u shfrytëzuar për protagonizëm të zbrazët./ Lokimagazine