VIDEO/ “Edi Rama hap kamerat dhe shiko sa jemi sot”- Kryeministri i sfidoi, qytetarët ia kthejnë: Jep dorëheqjen! Populli shqiptar tejkaloi veten

Një protestë që tejkaloi veten, historike dhe që nuk ishte parë kurrë më parë. Me mijëra e mijëra mbushën bulevardin sot, duke iu përgjigjur në ditën e 11-të të protestës edhe kryeministrit Edi Rama për 500 mijë vetë në shesh.

 

Prej orës 18:00 ata mbushën bulevardin dhe me fjalime kundër qeverisë dhe klasës politike kërkuan nëj Shqipëri të re. Një prej aktivistëve organizatorë deklaroi se Rama tha se edhe nëse do mblidheshin 500 mijë nuk e jepte dorëheqjen, por e ftoi të hapte kamerat e të shihte.

“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh ai.