Ngjela ngre pyetjen: Çfarë po ndodh sot mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në Facebook lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai shkruan se aktualisht nuk ka informacione të qarta, por çdo gjë mund të zbulohet në përgjigjen e pyetjes se çfarë po ndodh sot midis dy vendeve.

“Filozofët kanë thënë se kur nuk ka lajme, ka lajme të mira. Të shohim a do të vlejë kjo edhe për shqiptarët në këtë kohë pa lajme nga Kosova në Shqipëri,” u shpreh Ngjela.

“Asgjë nuk po dimë, por gjithçka mund ta mësojmë në përgjigjen e kësaj pyetjeje: Çfarë po ndodh sot në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Filozofët në zë na kanë thënë se: kur nuk ka lajme; ka lajme të mira.

Të shohim, a do na ndodhë kjo edhe ne shqiptareve në këtë kohë pa lajme – nga Kosova në Shqipëri?”, shkruan Ngjela në Facebook.