Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, deputetët e grupit parlamentar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar në një takim të zgjeruar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja është zhvilluar gjate paradites dhe vjen vetëm pak javë pas një takimi të ngjashëm, gjatë të cilit u analizua ecuria e punës së qeverisë dhe u diskutuan prioritetet për vijimin e reformave.
Megjithëse nuk është bërë publike një rend dite zyrtar, burime bëjnë me dije se në fokus pritet të jenë koordinimi i mëtejshëm mes qeverisë dhe grupit parlamentar, si edhe orientimet për çështjet kryesore të axhendës politike dhe qeverisëse.
Takimi pritet të shërbejë edhe si një forum për të vlerësuar punën e ministrive dhe për të diskutuar hapat që do të ndërmerren në muajt në vijim.
Mbetet për t’u parë nëse kryeministri Rama do të japë sinjale për ndryshime në qasjen e qeverisë apo do të kërkojë përshpejtimin e zbatimit të reformave, në një periudhë kur zhvillimet politike në vend vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE