Para 11 viteve në Beograd ndodhi turpi i madh në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku huliganët serbët futen në fushë dhe sulmojnë futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, për çka ishte ndërprerë ndeshja në minutën e 41-të mes Serbisë dhe kuqezinjve.
E gjitha bota ishte shokuar nga dhuna e bandave serbe në fushë ndaj futbollistëve shqiptarë, ndeshja ishte regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 për Shqipërinë në kuadër të Euro 2016.
Media serbe “Sportinjo informer” çartet nga e vërteta që e thotë legjenda e futbollit shqiptar, Alban Meha.
“Pas dy javësh, më 11 tetor në orën 20:45 të mbrëmjes, kombëtarja serbe e futbollit do të presë ekipin shqiptar në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Takimi i qershorit midis këtyre rivalëve përfundoi pa fitues (0:0), dhe për fat të mirë, kaloi pa incidente.
“Shqiponjat” shpresojnë që përplasja e radhës në stadiumin “Duboçica” në Leskovc të shkojë gjithashtu pa probleme, megjithatë, këtë mendim nuk e ndan mesfushori me origjinë nga Kosovë.
Ai pohon se me serbët, siç thotë ai, nuk i dihet kurrë, dhe se gjithmonë ekziston mundësia që të përsëritet një skenar i ngjashëm me “rastin e dronit” të njëmbëdhjetë viteve më parë”, shkruan media serbe.
“Serbisë nuk duhet që t’i besohet asnjëherë dhe besoj se futbollistët tonë, do ta kenë shumë të vështirë të luajnë atje. Gjithsesi, unë dua që t’iu uroj shumë suksese dhe të na bëjnë krenarë me një fitore”, ka thënë Meha.
Kjo e vërtetë e ish futbollistit të mirënjohur nga Kosova, iu dhemb shumë serbëve.
“Turp dhe siklet – shqiptari bën thirrje për trazira me Serbinë, provokon ashpër “Shqiponjat””, kështu shkarravit media serbe.