Pyetjet e Prokurorisë së Hagës, po shkojnë deri aty sa po vlerësohen qesharake nga diplomatë të njohur.
Njëjtë ndodhi sot. Ish-këshilltari i Clark u pyet për disa rroba të ushtarëve të UÇK-së, që ishin të njëjta për 3 ditë me radhë.
“Dëshmitar e shohim zotëriun e njëjtë duke veshur të njëjtën bluzë, në atë që ju thoni është data 19. Në fakt të gjithë kanë veshur rrobat e njëjta në tri pjesët filmike. A mund të shpjegoni, a po dërgonin të gjithë sinjale optike?”, pyeti prokurori, raporton EO, transmeton Periskopi.
“Haha. Le të jemi të sinqertë me atë që po ndodhte. Ne jemi në zone lufte, nuk mbajmë rroba të ndryshme me vete. Ishte erë beteje, shumica e njerëzve e kishin me vete, nuk ishim duke udhëtuar në hotel me 5 yje, normalisht që njerëzit do të mbanin rrobat më shumë se një ditë. Nuk e shoh nëse ka ndodnjë problem që njerëzit kanë rrobat e njëjta. Dhe ka pasur mundësi të lahen më 18, brenda dy diskutimeve”, u përgjigj John Duncan./Periskopi