Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.
Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.
Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.
“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me Xhavit Halitin. Fillimisht në pyetjen për emrin që iu përmend në Hagë, ai tha shkurt: “S’ka asgjë të keqe“.
Tutje, Haliti foli për deklaratën e Duncan që tha se Haliti ka qenë person me interes të veçantë.
“Nuk e di. Ai e di. Nuk e di, nuk e di sa i rëndësishëm kam qenë.“, tha Haliti në prononcimin e tij.
-Pjesë nga deklarimi-Nëse mund të kalojmë tani te një pamje… Ky zotëria me këmishë me vija blu e zezë, kush është ai?-
Kemi hyrë në një zonë të ndjeshme..
Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai.
Dëshmitar, a do të ndihmonte të kalonim në seancë private që t’u bëj këtë pyetje?
Dyshoj.
Dëshmitar, dje po flisnit për Xhavit Halitin. Ky është Xhavit Haliti, apo jo?
Ai nuk është zotëria që mua më është thënë se ishte Xhavit Haliti, i cili ishte në takimin në Tiranë.
Pas kësaj, dëshmitari kërkoi që seanca të kalojë në sesion privat për të treguar më shumë rreth Halitit.
Përpos kësaj, Duncan iu paraqit sërish një fotografi e Xhavit Halitit, ku përshkruhet si njeriu me këmishë kaltër e zi, e ku pyetej se pse disa kishin ndërruar rrobat e disa të tjerë jo.
Duncan deklaroi se ishte zonë lufte dhe se nuk kishin shkuar në hotel me pesë yje.