E pabesueshme! Gruaja e tradhtoi me shefin – hakmarrja e burrit trondit të gjithë!

Një burrë 35-vjeçar ka treguar një histori befasuese në Reddit, ku rrëfen se si pas ndarjes nga gruaja e tij për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore me shefin e saj, ai përfundoi duke u martuar me vajzën e saj – vetëm 11 vjet më e re se ai.

Në postimin e gjatë, ai e fillon rrëfimin duke sqaruar se diferenca në moshë mes tij dhe bashkëshortes së tanishme është vetëm 11 vjet, duke theksuar: “Nuk jam aq i vjetër sa të jem babai i saj.” Ai thotë se janë të martuar prej gati një viti dhe “gjërat po ecin shumë mirë”, por ish-gruaja e tij vazhdon ta quajë këtë situatë “të çmendur”, shkruan “The Mirror”.

Fillimi i historisë: një martesë dhe një tradhti

Ai tregon se e kishte njohur gruan e parë gjatë kohës së kolegjit dhe pas diplomimit u martuan. Një vit më vonë erdhi në jetë vajza e tyre. Sipas tij, kishin mosmarrëveshje të shpeshta, të cilat i justifikonte me stresin e të qenurit prindër për herë të parë.

“Kur shoh prapa, tani e kuptoj se shenjat e tradhtisë ishin të qarta, por në atë kohë, kur H [gruaja e parë] më thoshte se duhej të rrinte vonë në punë, unë e besoja. Ajo fitonte më shumë para se unë, ndaj mendoja se po përpiqej për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen. Unë isha marrë më shumë me përkujdesjen për vajzën, prandaj shumë gjëra më kanë shpëtuar pa i vënë re.”

Ai shton se e kishte njohur edhe shefin e saj dhe e kishte konsideruar të besueshëm, aq më tepër që ai ishte vetë i martuar dhe gruaja e tij po përballej me kancer. “Mendimi se do ta tradhtonte gruan që po luftonte me kancerin më dukej i pamundur.”

Zbulimi i tradhtisë dhe takimi me gruan e re

Ai tregon se si një ditë, kur po merrte vajzën nga shkolla, e pa S – vajzën e gruas së shefit – duke e pritur jashtë ndërtesës. Ai e njihte nga më parë dhe ajo i tregoi prova të qarta të lidhjes mes prindërve të tyre: foto dhe mesazhe.

“Kur e përballa H me të vërtetën, ajo nuk e mohoi asgjë. U largua atë natë dhe as që përmendi vajzën kur iku.”

Pak muaj më vonë, H u zhvendos me të dashurin e saj (shefin). Pas divorcit, ai thotë se nuk pati më asnjë kontakt me ish-gruan, përveç rasteve kur ajo refuzoi të paguante pensionin ushqimor për vajzën.

Fillimi i një lidhjeje të re dhe martesa

Duke qenë se ishte prind i vetëm dhe kishte nevojë për ndihmë, S – tashmë në kolegj – u ofrua të kujdesej për vajzën, ndërsa kujdesej edhe për nënën e saj që ishte sëmurë rëndë.

“Fillimisht ishte e çuditshme, por unë dhe vajza ime u mësuam me praninë e saj. Vajza ime e pëlqeu shumë S, gjë që më solli shumë lehtësim.”

Lidhja mes tij dhe S u zhvillua me kalimin e kohës. Kur ajo përfundoi kolegjin, familja e saj i dhuroi një udhëtim me mikeshën, por ajo ftoi atë në vend të një shoqeje. Gjatë atij udhëtimi, ata u bënë çift dhe gjashtë muaj më vonë u fejua me të.

“E di që tingëllon e shpejtë, por e njihja prej vitesh. Nëna e saj, e sëmurë nga kanceri, kishte filluar të shprehte dëshirën që ta shihte të martuar.”

S nuk dëshironte t’i tregonte babait të saj për martesën, dhe familja e saj e mbështeti këtë vendim. Ata u martuan, por gjatë muajit të mjaltit, u shfaqën telashe.

Reagimi i ish-gruas dhe i partnerit të saj

Kur u kthyen nga udhëtimi, morën vesh se H dhe i dashuri i saj (AP) kishin shkuar tek familjarët e tyre për t’u ankuar.

“U thoshin të gjithëve se ishte çmenduri që isha martuar me një vajzë më të re për t’i hakmarrë H-së, ndërkohë që diferenca e moshës mes H dhe AP është edhe më e madhe se mes meje dhe S. Tani ajo pretendon se është e shqetësuar për ‘mesazhin’ që po i jap vajzës sime.”

Dyshime dhe përkrahje nga komuniteti

Ai përfundon postimin me një pyetje që i mundohet: “E dua S, por e dua shumë edhe vajzën time. Po pyes veten se çfarë shembulli po i jap asaj me këtë martesë.”

Megjithatë, shumica e komenteve në Reddit ishin mbështetëse. Një përdorues shkroi:

“Mesazhi është se ti u dashurove me një grua të mrekullueshme që e do vajzën tënde më shumë se sa e do nëna e saj! Mos dysho në veten tënde! Ish-gruaja po sillet thjesht nga inati.”

/GazetaKosova/