Në një reagim të fortë, juristi Ylli Manjani ka ngritur alarmin për mënyrën si po normalizohet dh*na në debatet publike.
Sipas tij, edhe veprime që disa i quajnë “të lehta” – si hedhja e vezëve apo sendeve – janë në thelb dh*në fizike dhe nuk duhen minimizuar apo justifikuar me arsye politike.
Manjani thekson se problemi më i madh është krijimi i një standardi të rrezikshëm ku dh*na shihet si e pranueshme nëse vjen nga protestuesit, duke paralajmëruar se një logjikë e tillë çon drejt pasigurisë, vetëgjyqësisë dhe humbjes së besimit në shtet.
“Dh*na nuk matet me llojin e objektit, por me vetë aktin e sulmit,” – është mesazhi i tij kryesor.