Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ngatërruan gjithë dynjanë për të qenë bashkë e më pas u ndanë me shumë probleme.
Madje nuk mungojnë as kunjat mes tyre.
Së fundmi në një intervistë Fisniku është shprehur i penduar për lidhjen me këngëtaren.
Ai ka treguar se nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj.
“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”– ka treguar ai.