Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar për kërcënime ndaj kandidatit të kësaj partie në Deçan.
Kuçi ka akuzuar vëllain e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për kërcënim ndaj kandidatit të PSD-së për Asamble, Behar Retkoceri.
Sipas Kuçit, kërcënimi është bërë përmes një mesazhi të dërguar gjatë transmetimit live.
Ajo ka thënë se ky veprim tregon “fytyrën e pushtetit në Deçan”.
“Kjo është ajo për të cilën po flasim gjatë kësaj fushate. Kryetari jo vetëm që i përdor të gjitha resurset e komunës për t’i pasuruar vëllezërit e tij, por edhe i përdor ata për të kërcënuar ata që guxojnë ta kritikojnë. Por koha e kërcënimeve ka ikur në Deçan”, ka shkruar Kuçi.
Ajo ka shtuar se qytetarët e Deçanit “nuk i kanë borxh askujt dhe nuk kanë frikë nga kërcënimet”, ndërsa pushteti aktual sipas saj po ndjen humbjen dhe po reagon me “shkelmat e fundit”./Periskopi/