Kryeziu i propozon VV-së një kandidat për kryetar të Kuvendit

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i ka propozuar VV-së, deputetin Ilir Kërçeli si kandidat për kryetar Kuvendi.

Kryeziu beson se ky kandidat do të ishte zgjedhja më e mirë aktualisht për kryekuvendar.

Postimi i plotë:

Nesër pritet të mbahet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E di që mendimi apo propozimi im nuk kanë peshë vendimmarrëse, por meqë secili po jep nga një propozim, po e jap edhe unë një.

Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi.