Donika Gërvalla, e propzuar nga Lëvizja Vetëvneodjse për kryetare të Kuvnedit, ka dështuar të zgjedhet, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.
Gërvalla u akuza nga opozita se ajo është “anti-UÇK”.
Ajo u është kundërpërgjigjur atyre, se ata që e sulmojnë si anti-UÇK, duhet të maten fort.
“Sot e tutje do të marrë hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht që unë kam dërguar dëshmi në Hagë apo unë jam dëshmitare në Hagë, ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar gjithkush e di që Donika Gërvalla nuk ka as kontakt as dëshmi as dëshmitare lidhur me gjykatën e Hagës.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK-së duhet të maten fortë mirë se mund t’ia dal që historia t’iu tregoj që kur unë kam kontribuar në UÇK si person dhe si strukturë disa të tjerë kanë qenë ende duke pirë qumësht. Nuk jam dëshmitare e Hagës“, ka thënë ajo.
Halilaj: Është e kot të tentohet të zhvlerësohet kontributi shekullor i znj.Gërvalla
Avokati dhe njëherit, anëtari i Listës “Guxo”, Gazmend Halilaj, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e saj është e drejtpërdrejt duke shtuar se opozita e etiketon si “anti-UÇK” shpesh pa sjellë dëshmi konkrete.
ImageGazmend HalilajFoto galeri
“Deklarata e ministres Donika Gërvalla është e fortë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo synon t’i kundërvihet akuzave të vazhdueshme që i bëhen nga opozita, duke theksuar se ka dhënë kontribut të hershëm dhe të rëndësishëm në periudhën e luftës çlirimtare. Me fjalinë se “disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht”, Gërvalla nënkupton se shumë prej atyre që sot e kritikojnë nuk kanë pasur rol real në atë kohë, ndërsa ajo vetë ka qenë e angazhuar.
Opozita e etiketon si “anti-UÇK” shpesh pa sjellë dëshmi konkrete, më shumë për të krijuar një narrativë politike që synon të njollosë figurën e saj dhe të dobësojë besueshmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo tregon se lufta çlirimtare, për fat të keq, vazhdon të përdoret si mjet politik në vend të vlerësimit historik dhe institucional”, shprehet Halilaj.
Halialj thotë se “sulmet e opozitës duken më shumë si përpjekje për ta shfrytëzuar të kaluarën për përfitime politike”.
“Në këtë kontekst, qytetarët duhet të dallojnë mes propagandës politike dhe fakteve. Përkrahja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk duhet të bazohet në etiketimet që i bëhen një individi, por në punën konkrete që bën qeveria në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit dhe përfaqësimin dinjitoz jashtë vendit. Nëse e shohim që kjo qeveri po e bën këtë, atëherë përkrahja është e justifikuar dhe e arsyeshme.
Pra, sulmet e opozitës duken më shumë si përpjekje për ta shfrytëzuar të kaluarën për përfitime politike, ndërsa vlerësimi i qytetarëve duhet të jetë për të tashmen dhe për të ardhmen që ofrojnë institucionet.
Është e kot të tentohet të zhvlerësohet kontributi shekullor i znj.Gërvalla”, thekson ai.