Profesori i Universitetit ”John Hopkins”, Daniel Serwer, po vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka më mbështetjen e Perëndimit siç e kishte dikur.
”Ai është kthyer qartë nga Moska dhe Bejingu”, shprehet ai.
E referuar protestave disamujore kundër qeverisë së Vuçiqit, Serwer thotë se presidenti serb nuk ka kë ta fajësojë përveç vetes.
”Vuçiq nuk ka askënd për të fajësuar përveç vetes”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Duke komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse në lidhje me protestat në Serbi, Serwer deklaron gjithashtu se Moska do të ushtrojë presion mbi Vuçiqin për të shtypur protestat.
“Me Vuçiqin dhe rusët, gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit ose shpërqendrimit nga një incident tjetër destabilizues në Kosovë”, thotë ai kur pyetet nëse ekziston rreziku i ndikimit në sigurinë rajonale.
Serwer i sheh protestat në Serbi si ”një shenjë të sinqertë të pakënaqësisë popullore me punën e qeverisë”, por thotë se demonstruesit nuk duket se kanë krijuar një alternativë të qartë politike.