Ditë më parë, Serbia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Horgoshit, mes Serbisë dhe Hungarisë.
Në njoftim për arrestimin e tyre thuhet se ata “dyshohen” që më 9 gusht 1999, në Rahovec, kanë qenë “bashkëkryes me disa anëtarë të UÇK-së” në kryerjen e krimeve ndaj popullatës civile serbe.
Po atë ditë, avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se për disa çaste ishte ndaluar edhe klienti i tij, Esat Rexhepi.
Në një intervistë për Insajderin, ai ka dhënë detaje mbi mënyrën se si Rexhepi u maltretua nga patrulla serbe, si dhe se së bashku me një avokat nga Polonia, shtetas i këtij shteti, po përgatisin një padi ndaj Serbisë.