Një moment emocional ndodhi përpara një gjykatë në Karolinën e Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me vajzën e saj pas më shumë se 24 vjetësh.
Michele u paraqit në Gjykatën e Qarkut Rockingham për një çështje që lidhej me një akuzë kundër saj para se të zhdukej. Vajza e saj, Amanda Smith, ishte aty për ta mbështetur. Të dyja ecën drejt njëra-tjetrës dhe u përqafuan, një moment që u kap edhe në video.“E di që asgjë nuk është vetëm e zezë ose e bardhë, ka një zonë gri. Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur mëri, sepse ajo është nëna ime,” tha Amanda, duke shtuar: “Ne kemi vetëm një jetë dhe dua që nëna ime të jetë pjesë e saj.”
Ndiqni pamjet me poshte: