Lladrovci takon “dajën” e UÇK-së: Disa i bashkon puna, disa lakmia

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka vendosur t’i hyjë përsëri kësaj gare, por këtë radhë pa përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar sot me ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-deputetin e PDK-së, Azem Sylën.

Lladrovci në fotografi ka shkruar se disa i bashkon e kaluara, historia, puna e rruga e nderit, derisa disa i bashkon xhelozia, hakmarrja e padia.

Lladrovci ka falendëruar Azem Sylën.

“Disa i bashkon e kaluara dhe historia, puna dhe rruga e nderit, e disa i bashkon lakmia, xhelozia, hakmarrja dhe padija! Faleminderit Azem Syla!”, ka shkruar Lladrvoci.