Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Në një transkript prej 116 faqesh, që daton më 13 tetor 2009, zbulohet një takim i fshehtë në Sankoc mes Nazim Bllacës dhe tre personave të tjerë: Shpresim Uka, Hysri Rama dhe Qazim Shabani. Qëllimi i takimit ishte ta bindnin Bllacën të mos dalë publikisht me rrëfimet e tij.

Në këtë takim, Bllaca kërkon plot 1 milion euro për të heshtur. Ai e përmend 63 herë Azem Sylën, për të cilin thotë se e ka tradhtuar dhe se ka qenë në dijeni për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

“Interesi jem është kësaj pune mi grah masi s’mujm me gjet gjuhë të përbashkët unë i grahi jam i gatshëm mi grah Bllacalia është i gatshëm me i grah se më ke vra s’më ka dha llogari Azem Syla , Bllacalia ke i mire kur shkojke te Seferi , ke i mir kur shkojke te Ismeti , ke i mir kur shkojke te Ademi , tash spo ban po duhet me qit në tjeter taborr edhe më vrajte në prapasken”.

Në një moment tjetër, ai kërkon 600 mijë euro nga Faruk Gashi: “Mi bjen mue 600 mijë euro i mbyllim senet. Unë i marr edhe eci”, thotë ai.

Takimi përfundoi pa marrëveshje dhe pak kohë më pas Bllaca doli para kamerave dhe opinionit publik, duke e nisur kështu një prej sagave më të njohura të drejtësisë në Kosovë – dosjen BLLACA, që përfshiu edhe figura si Azem Syla.