Ku i mori Xhavit Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka?

IDRIZ MORINA

“Pasuria e Xhavit Halitit, sipas deklarimit të këtij viti nuk e kalon një milion euro, edhe pse ai para shumë viteve thoshte se i ka 2-3 milionë euro. Ju kujtohet deklarata famoze e tij, duke e kundërshtuar një gazetar: “Të gjithë i kemi nga 2-3 milionë euro”!

Por, ka disa vite, që ai deklaron shumë më pak pasuri e para në Agjencinë Antikorrupsion.

Zhdukja e pronave?!

Por, nëse shikohen deklarimi i pasurisë ndër vite i Xhavit Halitit, ndryshon shumë. Shtëpi dhe biznese që ‘avullohen’ papritmas. Më pas shtëpi që bymehen e rriten, bahen dyfish. Shfaqen stoli ari, që për vite me radhë nuk figuronin, njëherë dalin të hamendësuar si blerje për rreth 14 vite, 1985-1999, dhe pastaj zhduket koha, kthehet pas në kohë, dhe i blen të gjitha në vitin 1985. Por, kur ia vendos çmimin, se di askush se cilës kohë i takon vlerësimi i stolive. Vetëm 4 vite të deklarimit kur ia krahason e kupton, që

Ai ka vazhduar prej disa vitesh të deklarojë, se ka një tokë të trashëguar (që nuk është komplet e tij) në vlerë prej 400 mijë eurove, pastaj shtëpi familjare 200 mijë euro (së bashku me vëllezër dhe motra), një shtëpi tjetër familjare po 200 mijë euro, banesë dhe bodrum të blerë thotë në vitin 2000, 200 mijë euro, por në fakt ato bënin afër 400 mijë marka.

Pra, pyetja e parë është se ku i mori z.Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka?

Pak veta mund të besojnë se Xhavit Haliti nuk kishte aq para, për ta bërë një investim të atillë. Por, meqë ai dhe shokët e tij vazhdimisht në deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Antikorrupsion, deklarojnë të hyra të ‘varfëra’, se burimin e vetëm e kanë thuajse një pagë, apo në ndonjë rast edhe të bashkëshortes, shtrohet pyetja, se si përnjëherë nga vlera maksimale u bien të hyrat apo ka një ngritje të përnjëhershme.

Xhavit Haliti gjithherë është deklaruar se ka pasuri modeste në pasuri në Antikurrpsion, por njohësit e tij gjithmonë shtrojnë dilemën se ka mospërputhje të mëdha.

Pak ka nga shqiptarët që i kanë njohur zhvillimet në Kosovë, që të mos e dinë apo besojnë se së paku nja 100 milionë marka, u ndanë nga të fuqishmit e UÇK-së.

Xhavit Haliti, para se të bëhej pjesë e luftës, ishte azilant në Zvicër, dhe nuk njihej për pasuri, Po ashtu Xhavit Haliti deklaronte se në konton e organizimit të LPK-së në Zvicër, arka ishte thuajse bosh. Por, në luftë, sipas dëshmive të qindra shqiptarëve, që kanë dhuruar para, të atyre që kanë grumbulluar para, dhe në ndonjë rast të atyre që i kanë dorëzuar fondet, besohet se diku ndërmjet 150-300 milionë markave janë mbledhur, edhe pse ka të tjerë që thonë se fondi mund të ketë shkuar në mbi 500 milionë euro.

Shumica e parave janë mbledhur pa dëshmi, dhe janë bartur me thasë nga vend grumbullimet në tubime!

Nuk është vetëm ky dyshim për pasurinë e Xhavit Halitit!

Një detaj shumë inetersant, i pashqyrtuar më parë është deklarimi i 25 mijë eurove stoli ari nga viti 1985, për të cilën deklaratë vështirë se sa kush e fajëson, dhe nëse është e vërtetë shuma.

Vlera e arit është dinamike, para krizës së fundit ekonomike, një kilogram ari psh. në vitin 2005 nuk kushtonte as 16 mijë dollarë, por gjatë krizës dhe ëm vonë, psh, në vitin 2020 qe ngritur në rreth 59 mijë dollarë.

Kur Xhaviti në vitin 2022 deklaron se ka 25 mijë euro pasuri nga vlera e stolive prej ari, të blera në vitin 1985, a se kishe as idenë se nga buronte ai çmim i arit, dhe nëse familja e tij, vërtetë kishte aso kohe aq pasuri sa të blente ari në vlerë prej 50 mijë markash? Euro atëherë nuk kishte, dhe se besojmë ta ketë llogaritur me konvertim të dinarëve, valutë zyrtare asokohe edhe në Kosovë!

Një kg ari në vitin 1985 kushtonte (sipas çmimit të bursës të mbyllur për atë vit) 10.170 dollarë, por në vitin 2005 15.954 dollarë, ndërsa kulmin e arriti në vitin 2020 në 58.937 dollarë, pra është gjashtëfishuar çmimi. Këtë vit aktualisht është rreth 56.500 dollarë për kg.

Vlera e arit ishte 25 mijë euro, por një kg në treg më 2018 kushtonte mbi 39.860 euro. Që nënkupton se kishte 600 gr ari (çmimi referent në këtë rast është për arin e papërpunuar), dhe në vitin 2022, aktualisht, vlera e stolive të arit, minimalisht duhej të ishte 33.900 euro, pra bëhet fjalë për rreth 9 mijë euro më shumë.

Ky është një gabim, në dukje i paqëllimshëm, por që zbulon, se ai manipulon dhe madje mashtron edhe në të dhënat e deklarimit të pasurisë në Antikorrupsion.

Ka edhe gabime shumë më të vrazhda, si ato që i përmendëm në fillim.

Deklarimi i pasurisë – 2015

Në vitin 2015 Xhavit Haliti kishte deklaruar se trolli i trashëguar vlente 149.200 euro, pastaj një truall tjetër trashëgimi 148 mijë, por shtëpia e parë që ishte me 180 metra katror– trashëgimi vlente 65 mijë euro, dhe shtëpia e dytë me 108 metra katror vlente 40 mijë euro.

Por, pasuria e arit e vitit “1985”, nuk figuron. Madje as në vitin 2010, ende nuk i kishte konvertuar paratë në arë!

Por, në vitin 2018 deklaronte se ari nuk ishte i vitit 1985, por kapital i krijuar nga ai vit (1985) e deri në vitin 1999, pra me gjasë deri pas përfundimit të luftës.

Po atë vit ai deklaronte se e ka një biznes DBBH Clinic Managment me kapital 6.250 euro, ku ai zotëronte 25% të aksioneve. Dhe në biznesin tjetër Markometal Kosova SHPK ishte vet i treti, pra me 33.3% të aksioneve, me vlerë kapitali, sigurisht themelues 3 mijë euro.

Shtimi i çuditshëm i 30-40 mijë eurove në bankë!

Në deklarimin e pasurisë në vitin 2021 Haliti thotë se kishte në bankën Procredit 136.5 mijë euro, ndërsa në Raifajzen 16.750 euro.

Por, një vit më parë në bankën Procredit kishte deklaruar se ka 101 mijë euro, ndërsa në bankën Raifajzen kishte 3.498 euro.

Pyetja është se meqë të dyja këto vite ka deklaruar se nuk ka biznese të tija, si u bë që për një vit, vlera e kursimeve të tij u rrit për 48 mijë euro, ndërsa të hyrat bankare nga paga e tij prej deputeti është 18 mijë euro në vjet. Edhe sikur të mos kishte hëngër as pi, Xhavit Haliti, pasuria e tij, nuk do të mund të rritej aq, pasi as arin se ka shitur, pra ku i mori Xhaviti, 30-40 mijë euro!

Ndërsa, vitin e kaluar 2021 Haliti kishte deklaruar se ka pasuri:

Haliti ka deklaruar një objekt afarist 400 metra katror nga biznesi familjar nga viti 1993 me vlerë 260 mijë euro. Një shtëpi banimi 300 metra katror nga biznesi familjar prej vitit 1993 me vlerë 80 mijë euro i cila është e prindit.

Një tokë bujqësore, 25,700.00 metra katror e trashëguar me vlerë 370 mijë euro po ashtu e prindit, një objekt hotelier të përbashkët, 500 metra katror me vlerë 200 mijë euro, një objekt afarist të përbashkët me sipërfaqe 1 mijë e 100 metra katror me vlerë 600 mijë euro.

Por, më 2018 ai i deklaronte ka disa hektarë tokë dhe që kishte vlerë 500 mijë euro, një shtëpi ndërtim pas luftës 250 metra katror, 250 mijë euro, dhe një shtëpi e përbashkët familjare 250 metra katror të blerë me 1999, 250 mijë euro, si dhe banesën e blerë në vitin 2000, 94 metra katror, 200 mijë euro.

Gabim apo manipulim

Në vitin 2021 sipas raportimeve në media Xhavit Haliti kishte deklaruar një pasuri që i kalonte 5 milionë euro. Ai kishte deklaruar një tokë bujqësore 38 mijë metra katror të trashëguar, me vlerë 500 mijë euro, e cila është e prindit të tij dhe tokë dhe objekte të përbashkëta, 8 mijë metra katror me vlerë 3 milionë euro. Po ashtu kishte deklaruar se së bashku me anëtarët e familjes i ka 9 vetura.

Por, Xhavit Haliti pas botimit në media ka reaguar duke dhënë një sqarim, se të dhënat e publikuara ishin ngatërruar me të dhënat e një Xhaviti tjetër, ish-deputetit Xhavit Uka.

“E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura. Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. (Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit%20Uka11.pdf).

Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi%20i…/Xhavit%20Haliti.pdf”, ”, pat shkruar ai”.Bota Sot