Atmoferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania” ashtu siç i ka hije shqiptarëve, për çka i mori lakmi edhe selektori i Serbisë Dragan Stojkoviq.
Mbi 22 mijë shikues ishin në stadiium.
Vuk Zharkoviq, gazetar serb, ka pa një detaj që i ka lënë përshtypje.
Ka pubolikuar fotografi të media “Kurir” duke shkruar për bukuroshet shqiptare në stadium.
“Futbollistët serbë luajtën baras (0:0) kundër Shqipërisë në Tiranë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ishte atmosferë e shkëlqyeshme në tribuna, stadiumi ishte i mbushur me tifozë kryesisht shqiptarë.
Megjithatë, një përshtypje të veçantë lanë bukuroshet shqiptare në tribuna, si dhe nga tifozët e futbollit para ekraneve të vogla”, shkruan gazetari serb.
Ja disa fotografi: