Kështu gënjeu lojtari serb, u bë kinse u godit nga tifozët në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë luajti baras 0:0 ndaj Serbisë mbrëmë në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kupën e Botës 2026.

Gjatë ndeshjes, ndodhi një kacafytje e lehtë mes lojtarëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Ishte Arbër Hoxha që u afrua te lojtari serb, Strahinja Erakovic – i cili u bë kinse u godit nga tifozët.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si lojtari serb gënjeu, sepse nuk u godit fare nga tifozët dhe lojtari kosovar, Hoxha me të drejt shkoi për t’i thënë “ngritu…”.

Kujtojmë që në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë kishte shumë siguri të lartë. Madje në disa raste u larguan edhe tifozët dhe flamujt që kishin logon e UÇK-së./Periskopi/